Manifestimi nderon figurën e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në kryeqytet

Kryeqyteti ka nderuar këtë të mërkurë figurën e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, përmes një manifestimi të pasur të organizuar nga shoqata ‘Shqiptaria’.

Vëmendjen e qytetarëve në shesh e vodhi Agim Pepaj, i cili me ngjashmërinë e tij mbresëlënëse me heroin u bë pika kryesore për fotografitë e kujtimit.

Mes homazheve pranë shtatores, ekspozitave të pikturës që gërshetonin historinë nga Mbretëresha Teutë deri te Lidhja e Prizrenit, dhe pjesëmarrësve të ardhur nga Shqipëria, u bë thirrje që kjo datë të kalojë nën patronatin e institucioneve shtetërore si një traditë e përhershme.


- Advertisement -

Festimet u përmbyllën me një simpozium shkencor dhe një koncert folklorik, duke risjellë në vëmendje mesazhin se Skënderbeu mbetet ‘drita e kombit’ për të gjithë shqiptarët.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *