Ngërçi politik vazhdon të mbajë pezull funksionimin e institucioneve të reja të Kosovës

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka njoftuar se të hënën, nga ora 11:00, do të jetë në sallën e Kuvendit të Kosovës, në vazhdën e kërkesës për vazhdimin e seancës konstituive dhe konstituimin e Kuvendit.

Takimi i fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas analistëve, dha sinjale për një mundësi afrimi, por ende nuk ka asgjë konkrete.

Njohësit e politikës kërkojnë që partitë të vendosin interesin e qytetarëve mbi kalkulimet politike dhe të gjejnë sa më shpejt një zgjidhje për krijimin e institucioneve.


- Advertisement -

Në ditët në vijim është paralajmëruar një takim tjetër mes Kurtit dhe Abdixhikut, ku palët kanë paralajmëruar se do të bisedojnë për emra konkretë për pozitën e presidentit.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *