Aktiviteti njerëzor është përgjegjës për ngadalësimin e rrotullimit të Tokës dhe zgjatjen e ditëve, sipas një studimi të ri.
Ndryshimi i klimës po e ngadalëson rrotullimin e planetit me një shpejtësi “të paparë” krahasuar me 3.6 milionë vitet e fundit – ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë se ditët tona po bëhen më të gjata.
Hulumtimet kishin treguar më parë se si shkrirja e shtresave të akullit polar dhe akullnajave malore po rrit nivelin e detit dhe po ngadalëson rrotullimin e Tokës.
Një hulumtim i ri nga Universiteti i Vjenës dhe ETH Zurich ka arritur të rindërtojë luhatjet e lashta të gjatësisë së ditës duke përdorur mbetjet fosile të organizmave detarë njëqelizorë të quajtur foraminifera bentike.
Pse ditët më të gjata mund të jenë problem?
Soja paralajmëron se ndryshimi i klimës parashikohet të ndikojë në gjatësinë e ditës edhe më fort se hëna deri në fund të shekullit të 21-të.
Këto ndryshime nuk ka gjasa të ndikojnë në biologjinë njerëzore, siç është gjumi dhe ritmi cirkadian.
Matjet e sakta të kohës janë thelbësore për sistemet kompjuterike si GPS dhe navigimi në hapësirë, të cilat përdorin kohën atomike bazuar në frekuencën e atomeve të caktuara.
Nëse bota vazhdon të ngrohet për shkak të emetimeve që bllokojnë nxehtësinë, shkencëtarët parashikojnë se ndryshimi i klimës mund ta rrisë gjatësinë e një dite me 2.62 milisekonda deri në fund të shekullit.
