Pas arrestimit të Gjestit, artistë të njohur, si Yll Limani, janë shprehur në mbështetje të tij.
Në një postim të gjatë, Ylli shprehet se Gjestit i janë bërë shumë padrejtësi në muajt e fundit dhe se arti nuk duhet të përballet me pengesa.
Sipas tij, padrejtësitë ndaj artistëve prekin lirinë e krijimit të gjithëve.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit për Besart Kelmedi – Gjestin, i cili dyshohet për vepra penale.





