Sot i jepet lamtumira e fundit TikTokerit të njohur, Laurent Krasniqi, vdekja e të cilit ka tronditur komunitetin e televizionit.
Siç ka njoftuar miku i tij i ngushtë, Egzon Sahiti, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, në fshatin Llukar të Prishtinës, në orën 17:00.
Vdekja e TikTokerit ka tronditur botën e televizionit, ndërsa miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë të tij janë shprehur të pikëlluar për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta.
Laurent Krasniqi ndërroi jetë pas një aksidenti me motoçikletë në fshatin Llukar të Prishtinës.
Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar personin e dyshuar të përfshirë në aksident, i cili dyshohet se ishte drejtuesi i automjetit me të cilin u përplas motoçikleta.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





