Gazetari Naser Selmani ka diskutuar në emisionin ‘Kosova Today’ rreth protestës së studentëve shqiptarë në Shkup, që kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe.
Selmani theksoi se problemi kryesor është mungesa e unitetit mes shqiptarëve, duke theksuar se Maqedonia e Veriut është përforcuar për shkak të ndarjes së shqiptarëve.





