Kandidati për kryeministër nga LDK-ja, Lumir Abdixhiku, në platformën ‘Hajde folim’ u shpreh se LDK-ja nuk mbështet dhunën dhe është e interesuar të ofrojë qytetarëve një vizion për të ardhmen.
Ai theksoi se populli i Kosovës nuk është popull i dhunës dhe se LDK-ja përfaqëson vlerat e punëtorëve dhe të ndershëm.
Abdixhiku gjithashtu deklaroi se LDK-ja ka prioritete të tjera, përveç se të përfshihet në konflikte me të tjerët.





