Në fshatin Samadrexhë të komunës së Vushtrrisë, problemi më i madh është mungesa e ujit në lagjen e Bunjakëve.
Banori Ragip Bunjkau ka kontaktuar në Klankosova FM për mungesën e ujit të pijshëm, duke treguar se rreth 20 shtëpi nuk kanë kyçje në ujësjellës, edhe pas kërkesave të bëra në komunë dhe ujësjellës.
Ai ka thënë: “Në lagjen tonë, asnjë shtëpi nuk ka ujë.
Kemi adresuar problemet te autoritetet, por pa rezultat”.
Furnizimi me ujë bëhet në zonën tjetër, duke shtuar vështirësitë që banorët përballen për të siguruar ujin e përditshëm.
Protestat bien në sy si mundësi nëse kjo situatë nuk rregullohet shpejt.





