Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se Kombëtarja e Kosovës do të pajiset me fanella të reja të brendit ndërkombëtar Adidas gjatë garave evropiane.
Ky bashkëpunim vjen në kuadër të Skemës së Asistencës për Veshje të UEFA, duke ofruar veshje sportive cilësore për përfaqësuesen tonë.
Veshjet e reja do të jenë të personalizuara për të reflektuar identitetin e Kombëtares së Kosovës.
Për dy sezonet e ardhshme, Kosova do të paraqitet me dizajne unike të Adidas, në përpjekje për të krijuar një identitet vizual të veçantë.
FFK gjithashtu do të ketë qasje në shërbimin ekskluziv “Locker Room” të Adidas për të siguruar prezantim sa më dinjitoz në arenën ndërkombëtare.
