Kreu i Këshillit të Aeroporteve Ndërkombëtare të Evropës, Olivier Jankovec, ka paralajmëruar Bashkimin Evropian për një ‘mungesë sistematike të karburantit të avionëve’, e cila, sipas tij, mund të arrijë në nivele kritike brenda tre javësh si pasojë e bllokimit të Ngushticës së Hormuzit.
Jankovec ka bërë thirrje për masa konkrete për të parandaluar ndikimin negativ në ekonominë evropiane, veçanërisht në sektorin e aviacionit dhe turizmit.
Në anën tjetër, Task-Forca e Bashkimit Evropian për Energjinë nuk vlerëson rrezik të menjëhershëm për sigurinë e furnizimit me naftë dhe gaz, por paralajmëron për rreziqe të mundshme në të ardhmen për shkak të varësisë së lartë nga importet dhe ndjeshmërisë së tregut ndaj krizave gjeopolitike.
