Pak para shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, reperi i njohur kosovar Mozzik, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetjen e tij për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në mesazhin e tij, Mozzik ka theksuar se i përket një brezi më të ri dhe se një nga dëshirat e tij do të kishte qenë të ishte në moshën e tyre gjatë luftës, për t’u rreshtuar përkrah UÇK-së.
Ai ka shkruar se në prag të vendimit nuk ka gjumë, por ‘ethe, shpresë dhe besim’, teksa e ka cilësuar vendimin si historik.
Reperi ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që iu bashkuan UÇK-së dhe luftuan për lirinë e Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





