Mozzik i bën urim të veçantë Lotinës për ditëlindjen: ‘Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja’

Lotina Haziri po feston sot ditëlindjen, ndërsa nuk mungoi një urim i veçantë nga partneri i saj, reperi i njohur Mozzik.

Këngëtari zgjodhi ta shënojë këtë ditë me disa fjalë plot dashuri, të cilat i ndau me ndjekësit në rrjetet sociale.

Nga Gjirokastra, ku ndodhej në momentin e urimit, Mozzik publikoi një dedikim romantik për Lotinën, duke iu referuar edhe një prej shprehjeve të njohura të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare. ‘Urime ditëlindjen, e bukura ime Lotina!


- Advertisement -

Nga Gjirokastra po ta çoj këtë urim.

Kadare thoshte: ‘Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja’, po unë me këmbëngulje ta mora kalanë.

U plakshim bashkë, me shëndet e veç kujtime të mira’, shkroi ai.

Urimi i reperit mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e komentuan si një prej dedikimeve më të ndjera që ai ka bërë publikisht për partneren e tij.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *