Një lajm i trishtë ka prekur familjen e këngëtareve të njohura Motrat Mustafa, të cilat kanë njoftuar se babai i tyre ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit.
Lajmi u bë i ditur përmes rrjeteve sociale, ku ato ndanë dhimbjen me ndjekësit, duke theksuar se kjo është një humbje shumë e rëndë për familjen.
Lule Mustafa u shpreh se kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë në zemrat e tyre, ndërsa detajet e ceremonisë së varrimit pritet të publikohen në vijim.
Për shkak të kësaj ngjarjeje, motrat kanë anuluar edhe koncertin e planifikuar për sot në Graz të Austrisë, duke kërkuar mirëkuptim nga fansat në këtë periudhë të vështirë.





