Një numër më i madh raketa janë lëshuar drejt Izraelit nga Irani, njofton IDF në një përditësim në Telegram.
Ushtria izraelite ka dërguar një alarm paraprak në telefonat celularë në zonat përkatëse.
Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe ka kapur katër raketa balistike dhe 25 dronë të nisur nga Irani.
Në total, Mbrojtja Ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe ka kapur 345 raketa balistike, 15 raketa lundrimi dhe 1 mijë e 773 dronë që nga fillimi, sipas një njoftimi zyrtar.





