Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vend do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 e 14 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të arrijnë në 24 e 30 gradë celsius.
Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 4 metra për sekondë.
Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





