Gjatë ditës së enjte pritet që moti në Kosovë të jetë i vranët por me intervale me diell.
Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihet të luhaten nga 10 deri në 13 gradë Celsius.
Era parashihet të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1-6m/s.





