Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka diskutuar për legalizimin e institucioneve paralele në vend dhe masat e BE-së ndaj Kosovës.
Në një intervistë në emisionin “DPT te Fidani”, Gruda e quajti zhvillimin si cenim të integritetit të vendit.
Ai theksoi: “Fakti që Kurti me marrëveshje i njeh dokumentet e lëshuara nga struktura paralele, struktura ilegale, kjo e cenon integritetin e Kosovës”.
Nga ana tjetër, Gruda deklaroi se kryeministri Albin Kurti është dehur nga pushteti dhe shtoi: “Mendoj që i ka ndodhur një diçka që i ndodh edhe politikanëve të tjerë, dehja nga pushteti.
Pushteti i madh mesa duket ia ka verbëruar shikimin politik.
Unë e shoh ashtu”.





