Moti në Kosovë: Dielli dhe vranësirat, pritet reshje shiu dhe rrebeshe

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura.

Gjatë ditës, vranësirat pritet të zhvillohen më tej duke sjellë reshje shiu, rrebeshe afatshkurtra dhe shkarkesa elektrike.

Në disa lokalitete ekziston rreziku për paraqitje të breshrit.


- Advertisement -

Temperaturat do të shënojnë ulje krahasuar me ditët paraprake, me temperaturat minimale ndërmjet 11 e 14 gradë celsius dhe maksimale në 21 e 25 gradë celsius.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 10 metra për sekondë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri.info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *