Fundjava duket se do të jetë e nxehtë në Shqipëri, sipas paralajmërimeve të sinoptikës së Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Eneida Doçi.
Vlerat minimale do të jenë rreth 26 gradë Celsius, ndërsa pritet që vlerat maksimale të arrijnë deri në 39 gradë Celsius.
Depërtimi i masave ajrore të lagështa dhe moti nxehtë do të përshkojnë territorin gjatë fundjavës, me vranësira të pakta në zonat malore.
Temperaturat pritet të rriten ndjeshëm gjatë ditës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





