E ftuar në panelin e ‘She’s On Top’, Monika Kryemadhi, ka folur hapur për raportin me banorët e BBVIP 5 pas përfundimit të spektaklit.
Ndërsa fliste për Brikenën, Monika është shprehur se ajo mori një kosto në lidhjen e saj me Mateon, duke uruar që marrëdhënia e tyre të jetë sa më e gjatë. ‘Shumë e mirë.
Jemi takuar te grimi për post-BBVIP.
Pastaj nuk jam takuar më.
Nuk kam takuar shumë njerëz pas Big Brother-it.
Brikena më pëlqen.
Mateo nuk më pëlqen më shumë se Brikena.
Brikena mori një kosto në lidhjen e saj me Mateon.
Shpresoj që lidhja e tyre të jetë sa më e gjatë’, u shpreh Monika.
Për Rogertin, Monika u shpreh se me të ka ruajtur komunikimin në rrjetet sociale, duke shtuar se ai është shumë ndryshe në jetën reale, ndërsa në BBVIP zgjodhi të tregonte anën e tij më të ashpër. ‘Në Instagram komunikoj me Rogertin, me Gretën.
Ai nuk është ashtu si në BB.
Në BB donte të tregonte anën e keqe të një individi për të mbijetuar’, theksoi tutje.
Po ashtu, Monika tregoi se raporte të mira ka ruajtur edhe me dy ish-banoret e tjera, Selin dhe Gretën.






