Momenti i ndjeshëm në marrëdhëniet Kosovë–SHBA, thotë Martin Vulaj

Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Martin Vulaj, ka vlerësuar se raportet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ndodhen në një moment të ndjeshëm, pas disa zhvillimeve që kanë krijuar tensione në bashkëpunimin dypalësh.

Duke folur në Info Magazine, Vulaj përmendi çështjen e gazit amerikan, pezullimin e MSC-së dhe ndërprerjen e dialogut strategjik si sinjale se marrëdhëniet Kosovë–SHBA kërkojnë kujdes të shtuar.

Për çështjen e gazit të lëngshëm amerikan, Vulaj e cilësoi si më të rëndësishmen në raport me marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikë. “Çështja e gazit amerikan nuk është dashtë me u bë, por është bërë një çështje e ndjeshme, edhe qysh prej Pavarësisë, është çështja më e rëndësishme kisha me thënë, në raport me marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


- Advertisement -

Kosova kohëve të fundit ka pasur një seri fërkimesh me SHBA-në, që ka ndikuar në marrëdhëniet tona të përbashkëta, dhe kanë pasur disa shkundje, si për shembull pezullimi i MSC-së për një kohë, dhe tani pezullimi i dialogut strategjik.

Besoj se jemi në një udhëkryq të rëndësishëm që ne duhet të kemi shumë kujdes”, tha Vulaj.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *