Momentet më komike në Big Brother VIP Albania: Frikën nga breshkat e Rogertit

Gjatë sfidës së mosreagimeve në Big Brother VIP Albania, përveç momenteve emocionale me mesazhe nga familjarët, nuk munguan edhe situatat komike brenda shtëpisë.

Një prej tyre lidhej me frikën e Rogertit nga breshkat.

Në kuadër të sfidës, disa breshka u futën në shtëpi, të cilat ai përpiqej t’i shmangte.


- Advertisement -

Megjithatë, situata kulmoi kur ai u thirr në Dhomën e Rrëfimit.

Sapo hyri dhe u ul, ai vuri re një breshkë pranë tij, çka solli një reagim të menjëhershëm: u tremb, kërceu përpjetë dhe më pas u ngjit në kolltuk duke u larguar.

Në vijim, Rogerti i kërkoi Vëllait të Madh të mos e vendoste në situata të tilla, ndërsa momenti u bë edhe më interesant kur Miri hyri dhe i kërkoi të qetësohej.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *