Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka deklaruar se për çështjen e zgjedhjes së presidentit duhet të ketë diskutime serioze.
Ajo tha se seanca e 5 marsit për zgjedhjen e presidentit është vetëm ndërprerë, jo mbyllur.
Haxhiu theksoi se nevojiten diskutime serioze për ta zgjedhur presidentin.
Kryetari i Vetëvendosjes, kryeministri Kurti ka kërkuar takime me subjektet.
Grupi parlamentar i Vetëvendosjes ka 66 vota, por duhen 80 vota për zgjedhjen e presidentit.
Haxhiu gjithashtu bëri të ditur për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për të hënën.





