Mbrëmjen e djeshme, emisioni ‘E Diell’ u shoqërua me atmosferë festive dhe momente emocionale, duke bërë bashkë emra të njohur të artit dhe ekranit për festën e fundvitit.
Gjatë programit, vëmendje të veçantë mori prania e këngëtares Remzie Osmani.
Një moment emocional u krijua kur Egli Tako shprehu publikisht vlerësimin e saj për këngëtaren, duke theksuar lidhjen e veçantë që kanë. ‘Remzia është shumë e veçantë për mua dhe besoj se të gjithë e dimë arsyen.
Ajo ka kënduar në një moment shumë të rëndësishëm për mua’, u shpreh Egli, duke rikthyer vëmendjen te një ngjarje që u komentua gjerësisht gjatë vitit që lamë pas.
Deklarata e saj lidhej me ‘dasmën’ simbolike që ajo pati me Gjestin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku Remzie Osmani ishte e ftuara speciale dhe performoi gjatë ceremonisë.
