Një fluks i madh veturash ka bllokuar rrugën Prishtinë-Ferizaj, duke shkaktuar kolona të gjata.
Sipas lexuesve, vonesat mund të shkojnë deri në 1 orë e gjysmë.
Njëri prej tyre tha: “Jam në kolonë që 1 orë e gjysmë”.
Kolonat më të gjata janë veçanërisht në afërsi të qendrës tregtare, Prishtina Mall.





