Modelja franceze Thylane Blondeau u martua me DJ Ben Attal në një ceremoni romantike në Paris, vetëm tre muaj pasi njoftuan fejesën e tyre gjatë një udhëtimi në Greqi.
Ata mbërritën në dasmë së bashku me një Porsche, duke zgjedhur një stil jo tradicional.
Thylane mbante një fustan të bardhë nusërie, ndërsa Ben veshur me një kostum blu marine dhe një këmishë të bardhë.
Cifti kishte filluar të dilte bashkë në vitin 2020 dhe në mars zbuluan se ishin fejuar.
Thylane është vajza e ish-futbollistit francez Patrick Blondeau dhe stilistes Veronique Loubry.
Ajo hyri në industrinë e modës në moshë të re, duke sfiluar në një sfilatë të Jean Paul Gaultier në moshën katërvjeçare.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





