Ministrja e Ekonomisë në detyrë Artane Rizvanolli reagon pas vdekjes së punëtorit të KEK-ut

Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka reaguar pas vdekjes së punëtorit të KEK-ut, Arbenit Ahmeti, duke kërkuar hetimin e rastit dhe llogaridhënie të plotë nëse konstatohet neglizhencë në punë apo shkelje e protokolleve të shëndetit dhe sigurisë. ‘Me dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen tragjike të punëtorit të KEK-ut, Arbenit Ahmeti.

Familjes Ahmeti, të afërmve dhe kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta,’ ka shkruar Rizvanolli. ‘Përderisa presim që organet kompetente të hetojnë këtë rast, nga Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut kam kërkuar që urgjentisht të sigurojnë hetim administrativ të rastit dhe llogaridhënie të plotë nëse konstatohet neglizhencë në punë apo shkelje e protokolleve të shëndetit dhe sigurisë,’ vijon reagimi i ministres në detyrë.

Tutje, Rizvanolli thotë s ‘nga KEK-u kam kërkuar veprime emergjente për të rivlerësuar masat e sigurisë së punëtorëve dhe për të garantuar zbatimin rigoroz të tyre.’ Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *