Ministrja e Drejtësisë nuk komentoi për vendimin e Dhomave të Specializuara

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, nuk ka dashur të flasë lidhur me heshtjen e saj pas vendimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës për ish-krerët e UÇK-së.

Pas përfundimit të akademisë përkujtimore në nderim të heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, Gërvalla u pyet nga gazetarët për këtë çështje, por nuk ofroi përgjigje.

Ajo theksoi se aktiviteti kishte për qëllim përkujtimin e Afrim Bunjakut dhe se temat e tjera do të diskutohet në një moment tjetër. “Sonte jemi takuar për të takuar me dhimbje dhe krenari heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku.


- Advertisement -

Për të gjitha temat e tjera do të kemi mjaftueshëm kohë që t’i diskutojmë,” tha ajo.

Gërvalla më pas nuk sqaroi arsyet e heshtjes së saj pas vendimit të Speciales për ish-krerët e UÇK-së.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *