Mbi 181 mijë prindër kanë aplikuar deri më tani për subvencionimin e teksteve mësimore për fëmijët e tyre në Kosovë.
Ministria e Arsimit ka bërë thirrje prindërve që të shfrytëzojnë orët e mbetura për të aplikuar për subvencionim.
Deri tani, janë realizuar më shumë se 181 mijë e 500 aplikime, me 95 mijë e 388 të aprovuara.
Ministria bën të ditur se vlera për secilin përfitues do të llogaritet vetëm pasi të mbyllen aplikimet dhe të përfundojë verifikimi i të dhënave.
Afati për aplikim mbyllet sot në mesnatë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




