Ministria e Arsimit mohon raportet për bastisje dhe kërkon tërheqjen e lajmeve të pavërteta

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka mohuar raportimet e publikuara të enjten, që flisnin për bastisje në ambientet e Ministrisë.

Përmes një njoftimi, ministria ka bërë të ditur se ka marrë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës, e cila ka vërtetuar se këto raportime janë të pavërteta dhe se në ambientet e Ministrisë nuk ka pasur asnjë bastisje.

Ministria u ka bërë thirrje mediave që kanë publikuar ose ripublikuar këtë informacion, që ta tërheqin lajmin dhe ta publikojnë demantimin me të njëjtën dukshmëri si lajmi fillestar.


- Advertisement -

Ajo ka theksuar se puna në institucion po zhvillohet normalisht dhe se të gjitha përgjegjësitë dhe detyrat institucionale po realizohen sipas planifikimeve të përcaktuara.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -