Kate Moss tërhiqet nga hapja e ekspozitës për vitet ’90 në Tate Britain

Kate Moss ka shkaktuar një kaos të papritur në hapjen e një ekspozite që i kushtohet viteve të 90-ta në Tate Britain, pasi u tërhoq nga eventi në minutën e fundit, pavarësisht se ishte një nga figurat kryesore të ekspozitës.

Supermodelja 52-vjeçare pritej të shfaqej në tapetin e kuq dhe të pozonte pranë disa nga fotografitë e saj ikonikë dhe veshjeve të famshme nga ajo periudhë.

Megjithatë, sipas burimeve të Daily Mail, ajo vendosi të mos merrte pjesë për shkak të shqetësimit se mund të përballej me një numër të madh fansash dhe fotografësh gjatë mbërritjes.


- Advertisement -

Burimet kanë thënë se organizatorët nuk e morën vesh se Kate ishte tërhequr deri rreth orës 22:00, kur eventi kishte përfunduar.

Dyshohet se ajo kishte dëgjuar për pritjen e madhe që iu bë disa prej të ftuarve, përfshirë Donatella Versace, dhe vendosi të shmangte një situatë të ngjashme.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -