Ministri i Administratës Publike në Mal të Zi, Marash Dukaj, u shpreh në rrjetet sociale se studentët shqiptarë duhet të kenë të drejtën themelore për të mësuar dhe vlerësuar në gjuhën e tyre amtare, në përputhje me ligjet vendore dhe standardet ndërkombëtare.
Gjuha përfaqëson një element themelor të identitetit dhe dinjitetit kulturor.
Ministri theksoi se shoqëritë demokratike dallohen nga respektimi i të drejtave të komuniteteve dhe zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë qytetarët.




