Grupi i Parë i Besimtarëve nga Kosova Niset Drejt Haxhit në Arabi

Grupi i parë prej 231 besimtarëve nga Kosova, që sot u nisën drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin, ka arritur shëndoshë e mirë në aeroportin e Xhides, në Arabinë Saudite.

Siç bën të ditur Bashkësia Islame e Kosovës, në pritje të tyre dolën zyrtarë nga Drejtoria e Haxhit e BIK-ut, të cilët u uruan mirëseardhje dhe u kujdesën për orientimin e tyre drejt Mekës.

Sipas organizatorëve, pas mbërritjes në Mekë, haxhinjtë do të fillojnë menjëherë me kryerjen e umres. ‘Pas mbërritjes së tyre në Mekë, ata menjëherë do të fillojnë edhe kryerjen e umres’.


- Advertisement -

Sivjet nga Kosova do ta kryejnë obligimin e haxhit gjithsej 1576 besimtarë, të cilët do të udhëtojnë në grupe drejt vendeve të shenjta gjatë ditëve në vijim.

Niset grupi i parë i besimtarëve nga Kosova për të kryer ritualin e Haxhit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *