Ministri Konjufca uron Ed Milibandin për emërimin në postin e Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka uruar Ed Milibandin për emërimin në postin e sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar.

Konjufca i ka uruar sukses në detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në thellimin e miqësisë dhe partneritetit afatgjatë mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. “Urime për Ed Miliband për emërimin tuaj si Sekretar i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.

Ju uroj shumë sukses në rolin tuaj të ri dhe mezi pres të punojmë së bashku për të thelluar më tej miqësinë dhe partneritetin e kahershëm mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar”, tha ai.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *