Ndërron jetë LaToya Malcolm, ish-finaliste e Miss Universe Jamaica

LaToya Malcolm, ish-finaliste e Miss Universe Jamaica, aktore dhe kërcimtare, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare.

Lajmi u konfirmua nga organizata Miss Universe Jamaica përmes një postimi në Instagram, ku shprehën ngushëllime për familjen dhe të afërmit e saj.

Malcolm kishte marrë pjesë në konkursin Miss Universe Jamaica 2024, ndërsa po atë vit fitoi edhe titullin Miss Jamaica Bikini International 2024.


- Advertisement -

Organizata e përshkroi atë si një grua të talentuar dhe krenare që përfaqësoi denjësisht skenën e bukurisë në Xhamajkë.

Përveç angazhimit në konkurset e bukurisë, LaToya ishte aktore dhe artiste me më shumë se një dekadë përvojë në industrinë e argëtimit.

Gjithashtu punoi si instruktore kërcimi dhe u përkushtua në projekte që mbështesnin të rinjtë.

Malcolm ishte e përfshirë edhe në projektin ‘Transition’, i cili synonte t’u ofronte të rinjve trajnime dhe mbështetje për t’u përballur me ndryshimet në jetë.

Lajmi për vdekjen e saj ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *