Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dënuar ashpër sulmin e rebelëve Huthi ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad të Arabisë Saudite, ku disa civilë mbetën të vrarë dhe të plagosur.
Në një postim në X, Konjufca shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për ata që u plagosën.
Ai theksoi se Kosova qëndron pranë Arabisë Saudite në këtë periudhë të vështirë, duke shprehur solidaritet me popullin e këtij vendi. “E dënoj fuqishëm sulmin shkatërrues të Huthëve ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad, i cili la civilë të vrarë dhe shumë të tjerë të plagosur.
Sulme të tilla ndaj aviacionit civil përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e njerëzve dhe duhet të ndalen.
Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e të vrarëve dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve…”, shkroi Konjufca.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





