Ministri i Jashtëm turk paralajmëron samitin e NATO-s në Ankara: Riafirmimi i unitetit dhe integritetit

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, do të paraqesë për ministrat e jashtëm të NATO-s ne takimin e ardhshëm se samiti i liderëve të NATO-s në Ankara duhet të riafirmojë unitetin dhe integritetin e aleancës.

Turqia do të jetë nikoqir i samitit më 7-8 korrik në Ankara, ku Fidan do të ndajë pritjet e Turqisë dhe kontributet në NATO.

Gjithashtu, do të theksojë bashkëpunimin transatlantik në industrinë e mbrojtjes.


- Advertisement -

Disa vende partnerë, përfshirë Katërshen Indo-Paqësore, mund të ftohen në samitin e Ankarasë në nivel ministrash të jashtëm.


- Advertisement -