Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka marrë pjesë në takimin virtual të nivelit të lartë me 40 homologë nga vende të ndryshme.
Konjufca përmes një postimi në Facebook tha se mori pjesë në këtë takim me ftesë të Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper ku u diskutua situata në Ngushticën e Hormuzit pas fillimit të konfliktit mes Iranit, ShBA dhe Izraelit.
Ai tha se në takim u theksua se liria e lundrimit nuk mund të vihet në pikëpyetje dhe se koridoret ndërkombëtare të tregtisë nuk mund të përdoren si instrument presioni.
Republika e Kosovës dënon fuqishëm sulmet e Iranit që i shkelin këto parime.
Kosova mbetet e palëkundur në mbështetje të partnerëve të saj euroatlantikë dhe në Lindjen e Mesme, për mbrojtjen e lirisë së lundrimit dhe sigurisë ndërkombëtare.
