Drejtuesit e Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike të Kosovës kërkojnë trajtim të barabartë për punëtorët me zyrtarët publikë.
Ata ndihen të diskriminuar për mosndarjen e pagës së 13-të.
Kryesindikalisti Xhelal Jashari theksoi se kategoria e punëtorëve është padrejtësisht trajtuar, ndërsa Nexhat Llumnica u shpreh se ata janë motori i zhvillimit ekonomik të vendit.
Protestat janë njoftuar si reagim ndaj mosmarrëveshjeve të shpërblimit.
Sindikalistët paralajmërojnë veprime sindikale në të ardhmen.





