Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shpjeguar që paga e 13-të është dhënë vetëm në sektorin publik, duke theksuar se për sektorin privat mbetet në vullnetin e punëdhënësve.
Ka sugjeruar se për të zbatuar një praktikë të tillë edhe në sektorin privat, mund të nevojitet mandatim ligjor, siç praktikohet në disa shtete evropiane.





