Deputetja e PDK-së kritikon gjendjen në Klinikën Emergjente: Kërkon ftohjen e mediave dhe llogari nga ministri i Shëndetësisë

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu – Shoshi ka kritikuar gjendjen në Klinikën Emergjente në QKUK, duke kërkuar që mediat të ftohen për të dokumentuar kushtet në të cilat punon stafi shëndetësor.

Ajo theksoi se për pesë ditë që kaloi në Emergjencë, gjendja ishte “e tmerrshme” dhe kërkoi llogari nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia se pse nuk janë paguar ndërrimi i natës për kujdestarët.

Ndërkaq, Vitia, njoftoi se shtesat për kujdestarinë dhe ndërrimin e natës do të paguhen në mënyrë retroaktive, duke përfshirë një shumë prej 4.45 milionë eurosh, dhe do të bëhen pagesat brenda tri javëve të ardhshme, më saktë me pagën e prillit.


- Advertisement -

Ministri theksoi se pagesa e kujdestarive do të bëhet, por s’dihet kur.

Deputetja Musliu – Shoshi po ashtu ftoi qytetarët të shkojnë në emergjencë për të dokumentuar kushtet. #Shëndetësi #Emergjencë #Kosovë #Deputetja #Ministri #Kujdestarë


- Advertisement -