Minatorët e Trepçës: Gjendja Shëndetësore e Mirë, Por Situata e Vështirë

Një nga 63 minatorët që kanë mbetur të ngujuar sonte në horizontin e 11-të të minierës së Trepçës ka folur për situatën aktuale.

Ai shpjegoi se kjo është hera e tretë që përjeton një ngjarje të tillë, duke theksuar se gjendja shëndetësore e minatorëve është e mirë. “Ende janë duke dalë, sepse kemi lënë kolegë që duke ardhur dhe dalin kohë pas kohe.

Ata që e ndjejnë veten fizikisht të fortë, ata ma merr mendja që dalin.


- Advertisement -

Për disa mendoj që është shumë telashe të dalin”, tha ai.

Minatori gjithashtu theksoi se, ndonëse gjendja shëndetësore ka qenë e mirë, ajri në minierë po bëhet gjithnjë e më i vështirë për të marrë. “Ka panik, është hera e tretë që ngujohem në minierë, po shtohet panika dhe stresi.

Kam qëndruar afër dy orë e gjysmë, me pauza, në çdo horizont kemi pushuar”, përfundoi ai.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *