Oda e Arkitektëve e Republikës së Kosovës (OARK) ka bërë të ditur se, pas dorëheqjes së pakontestueshme të kryetarit Uran Kyçyku, Bordi Drejtues ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar vazhdimësinë institucionale dhe funksionimin e rregullt të Odës.
Në mbledhjen e mbajtur më 8 qershor 2026, Bordi Drejtues zgjedh me shumicë votash Mimoza Haxhija-Jedrashi si kryetare të Odës së Arkitektëve të Republikës së Kosovës për periudhën e mbetur të mandatit.
Ajo është një profesioniste e dëshmuar në arkitekturë, menaxhim dhe udhëheqje projektesh komplekse publike dhe private.
Bordi Drejtues shpreh besimin se përvoja, profesionalizmi dhe përkushtimi i saj do të kontribuojnë në avancimin e misionit dhe objektivave të Odës.
Gjithashtu, shprehet mirënjohje për kontributin e Uran Kyçykut gjatë kohës që ishte kryetar i OARK-së.
Bordi Drejtues vazhdon të angazhohet për promovimin e profesionit të arkitektit në Kosovë.
Burimi origjinal i informacionit: atvlive.tv






