Rrugën për vendlindje zgjedhin ta përshkojnë përmes një terreni jo fort të përshtatshëm.
Edhe këtë verë, shumë mërgimtarë zgjedhin transitin përmes Serbisë për të arritur në Kosovë, pavarësisht thirrjeve që kanë institucionet që kjo rrugë të shmanget.
Arsyeja lidhet me arrestimet që autoritetet serbe kanë kryer ndër vite, shpesh nën pretendime të pabazuara.
Numri i saktë i të arrestuarve në dy vitet e fundit nuk figuron me statistika të plota, por Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha për televizionin se nga viti 2025 janë evidentuar katër raste në të cilat autoritetet serbe kanë iniciuar procedura penale ndaj shtetasve të Kosovës, me akuza që lidhen me krime lufte.
Sa i përket rastit të fundit, atij të Osman Selmanit në Mutivodë, Ministria thotë se ka aktivizuar mekanizmat diplomatikë.
Shqetësime të tilla nuk hasën mërgimtarët që këtë të hënë hynë në Kosovë, përmes pikëkalimit kufitar në Merdarë. ‘Po ka pas kontrolle ma shumë, sidomos në fundjavë nëse nisesh, kolona është më e gjatë, mundesh me prit nëntë orë, dhjetë orë.
Nuk ka qenë shumë keq, s’ka pas shumë kolon.
Tri orë kemi prit Kroaci-Serbi,’ ka deklaruar Shpresa Qovanaj, mërgimtare. ‘I kom pa raportimet, po kurr diçka s’kom pa, diçka që s’është nrregull s’kom pa, as policë s’ka pas,’ ka deklaru Arnis Lekaj, mërgimtar.
Gazmend Kurta, mërgimtar tha se ‘Nuk ka problem diçka…’.
Probleme jo, por as kolona të gjata nuk pati si rëndom të hënën e 13 korrikut në këtë pikëkalim kufitar.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





