Mërgimtarët nga Kosova shpërndajnë ‘Orën e Pritjes’ në Düsseldorfi të Gjermanisë

‘Ora e Pritjes’ ka kaluar kufijtë e Kosovës dhe ka filluar numërimin drejt 16 shtatorit edhe në Evropë.

Düsseldorfi i Gjermanisë është qyteti i parë ku bashkatdhetarë dhe aktivistë nga Kosova kanë vendosur ‘Orën e Pritjes’ në qendër të qytetit.

Ky aktivitet shpreh mbështetjen e mërgatës për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, si dhe pritjen për drejtësi, liri dhe kthimin e tyre në atdhe.


- Advertisement -

Nga Kosova në Evropë, mesazhi është i njëjtë: Kosova po pret.

Mërgata po pret.

Po presim lirinë dhe kthimin e çlirimtarëve tanë, thuhet në njoftimin e LIRIA KA EMER.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *