Këngëtari Burim Nimanaj ka sjellë për publikun projektin e tij më të ri muzikor “Mekatare”, i cili është publikuar zyrtarisht dhe tashmë mund të dëgjohet në të gjitha platformat muzikore.
Kënga u lansua më 24 prill në ora 18:00 dhe që në momentet e para ka filluar të tërheqë interesim, duke u shpërndarë shpejt nga dëgjuesit dhe fansat e artistit. “Mekatare” vjen me një qasje moderne dhe emocionale, duke reflektuar stilin e njohur të Burim Nimanaj.
Projekti është realizuar nga kompania “Melomania Entertainment”, me producent Florin Beqiraj, ndërsa për beat-in është përkujdesur Unik Beatz dhe tekstin është përkujdesur Fadil Topalli. Për pjesën e distributimit dhe publikimit është angazhuar “KS Network Publishing”, duke siguruar prezencë të gjerë në platformat digjitale.
Ky publikim përforcon vazhdimësinë e projekteve të reja nga Burim Nimanaj, i cili po vazhdon të mbajë ritmin në skenën muzikore shqiptare.
“Mekatare” tashmë është e qasshme për dëgjuesit në të gjitha platformat kryesore muzikore.
