Nisën punimet për restaurimin e Xhamisë së Vjetër të Orllanit në Podujevë

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se sot kanë nisur punimet për restaurimin e Xhamisë së Vjetër të Orllanit, një nga objektet me vlera historike dhe kulturore në Komunën e Podujevës.

Në ceremoninë e fillimit të punimeve ishin të pranishëm ministrja, Saranda Bogujevci, sekretari i MKRS-së, Bislim Bislimi, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti, si dhe drejtoresha për kulturë në Komunën e Podujevës, Valbona Ibishi-Azemi.

Objekti u dogj gjatë luftës së fundit në 1999 dhe për vite ka qëndruar në gjendje të rënduar.


- Advertisement -

Projekti për restaurimin e kësaj xhamie do të ketë një vlerë prej rreth 500 mijë euro.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *