Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla takohen me Princin Harry, Meghan dhe fëmijët në rezidencën e tyre

Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla u takuan të premten me Princin Harry, bashkëshorten e tij dukeshën Meghan dhe dy fëmijët e tyre në rezidencën e tyre në perëndim të Anglisë, bëri të ditur një burim nga pallati mbretëror.

Ky ishte takimi i parë i Charles me nipin dhe mbesën e tij, Archie, 7 vjeç, dhe Lilibet, 5 vjeçe, që nga viti 2022.

Harry ka vizituar Britaninë vetëm një ose dy herë në vit që kur u zhvendos në Shtetet e Bashkuara me Meghan dhe fëmijët e tyre, pas përplasjes së bujshme me të atin dhe vëllain e tij më të madh, Princin William.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *