Kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas, sipas tij, sulmeve të qëllimshme ndaj turizmit në bregdetin e Lezhës dhe publikimit të informacioneve të pavërteta mbi pastërtinë, çmimet dhe hapësirat publike.
Përmes një njoftimi publik, Ndreu ka vënë në dispozicion të pushuesve numrat e kontaktit të drejtuesve të Bashkisë Lezhë dhe administratorëve të zonave turistike, duke i ftuar qytetarët të raportojnë me mesazh (SMS) çdo rast abuzimi apo shkeljeje që konstatojnë gjatë sezonit turistik.
Njëkohësisht, Bashkia ka publikuar edhe çmimet zyrtare të miratuara për shezllonet dhe gazebot në plazhet e Tales, Shëngjinit, Kunës dhe Ranës së Hedhun.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





