Charlize Theron është bërë qendra e diskutimeve në rrjetet sociale pas paraqitjes së saj në premierën e filmit të ri “The Odyssey” në Paris.
Aktorja 50-vjeçare u shfaq me një fustan me motive floreale nga Christian Dior, ndërsa fiziku i saj shumë i hollë nxiti një valë reagimesh dhe spekulimesh në internet.
Shumë përdorues në platformën X hodhën pretendime se ndryshimi në pamjen e aktores mund të lidhej me përdorimin e Ozempic, ilaç që shpesh përmendet në debatet për humbjen e peshës.
Komentet u përhapën me shpejtësi, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim apo provë që Theron ta ketë përdorur këtë medikament.
Fansat e aktores dolën në mbrojtje duke theksuar se nuk është e drejtë të nxirren përfundime vetëm nga pamja e jashtme.
Theron ka folur për stilin e saj të shëndetshëm të jetesës, duke përfshirë ushqim të kontrolluar, aktivitet fizik të rregullt dhe shmangien e alkoolit.
Ajo konsumon sallata dhe perime të gjelbra çdo ditë, duke theksuar se nuk beson te dietat ekstreme, por te balanca dhe kontrolli i porcioneve.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





